Të paktën 78 të vdekur dhe qindra të zhdukur nga mbytja e anijes në ujërat greke

Të paktën 78 persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 janë shpëtuar pasi anija e peshkimit me te cilën udhëtonin u përmbys në brigjet e Greqisë jugore.
Të mbijetuarit dhe zyrtarët grekë thonë se qindra emigrantë të tjerë ishin në bord.
Qeveria thotë se kjo është një nga tragjeditë më të mëdha të emigrantëve në Greqi dhe ka shpallur tre ditë zie.
Varka u fundos rreth 80 km në jug-perëndim të Pylos. Roja bregdetare tha se anija ishte parë në ujërat ndërkombëtare të martën vonë nga një aeroplan që i përkiste agjencisë kufitare të BE-së Frontex. Askush në bord nuk kishte veshur jelek shpëtimi, shtoi ai.
Televisioni publik grek ERT tha se autoritetet kishin kontaktuar me varkën përmes telefonit satelitor disa here dhe kishin ofruar ndihmë, por u tha në mënyrë të përsëritur: “Ne nuk duam asgjë më shumë se të shkojmë në Itali“.
Varka mendohet se po shkonte nga Libia në Itali, ku shumica e atyre që ishin në bord besohet të jenë burra rreth të 20-tave.
/rtsh.al/