E Martë, 3 Nëntor 2026

Të pasionuar pas Shqipërisë, një grup shoqesh nga Çekia eksplorojnë natyrën shqiptare

Të takosh turistë në çdo zonë të Shqipërisë tashmë është mëse e zakonshme. Maria nga Çekia se bashku me 4 shoqet e saj vendosen të eksploronin Shqipërinë.

“Kemi ardhur nga Çekia se bashku me shoqet, po bëjmë ecje në këmbë mes këtyre bjeshkëve përrallore, ajri i pastër të mbush me frymë e njerëzit janë shumë bujarë”, shprehet ajo.

Maria pohon se ka vizituar Beratin, Gjirokastrën, Llogaranë dhe një pjesë të vendeve bregdetare, ku pëlqen ushqimin, mikpritjen dhe shërbimin.

“Para se të vijmë në bjeshkët e Kukësit kemi vizituar jugun e Shqipërisë, Gjirokastrën, Beratin e shumë vende të tjera, u njohëm me historinë e lashtë, me traditat e këtyre vendeve që na kanë lënë përshtypje mbresëlënëse”, shton ajo.

Grupe të tilla i ndeshim shpesh në rrugët e vendit tonë që kryesisht pëlqejnë vendet malore, ku më së shumti janë polakët dhe çekët të cilët vizitojnë alpet e Shqipërisë.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›