Te pastrehet presin te dalin nga shtepite
Te pastrehet presin te dalin nga shtepite
E premte 01 Mars 2013 1649
Te pastrehet presin te dalin nga shtepiteKa mbi 40 vjet qe jeton ne nje ish- magazine te ushtrise prane bllokut te ambasadave ne Tirane por tani rrezikon te mbetet e pastrehe Zamira Meta tregon se tokes i ka dale pronari dhe me aktin normativ te qeverise per lirimin e banesave ish - pronareve asaj dhe 6 familjeve te tjera iu duhet te largohen E bindur se kjo eshte nje prone shteterore ajo ka nisur nje sere procesesh gjyqesore Megjithate 60- vjecarja i trembet ekzekutimit te vendimit nga permbarimi pasi me daljen nga kjo banese ajo eshte e bindur se nuk ka asnje mundesi kredie apo strehimi
Si kjo familje jane me mijera jo vetem ne Tirane Edhe pse nje pjese kane liruar banesat per ish- pronaret apo jane ne pritje te ekzekutimit ata nuk plotesojne kushtet per te marre kredi nga bankat Ky shqetesim eshte ngritur edhe nga institucioni i Avokatit te Popullit i cili i sugjeron kryeministrit te permiresoje bazen ligjore per strehimin sa me te shpejte te tyre Sipas komisionereve te Avokatit te Popullit shteti duhet te vere garanci pronat publike per te strehuar mijera familje te mbetur ne rruge Edhe nje dite me pare kryetari i bashkise Lulzim Basha gjate mbledhjes se keshillit bashkiak pranoi faktin se eshte bllokuar procesi i dhenies se banesave sociale me kredi Sipas Bashes personat e pastrehe per shkak te gjendjes ekonomike apo moshes nuk plotesojne kushtet e bankave per kredi Kryebashkiaku i Tiranes kerkoi nderhyrjen e pushtetit qendror per zgjidhje
p
p