E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te pastrehet refuzojne permbarimin

Pjesëtarët e 12 familjeve që jetojnë në godinën e çerdhes numër 46 pranë 21 Dhjetorit në Tiranë, u përplasen paraditen e së martës me forcat e policisë që ishin të pranishme për të ekzekutuar aktin normativ të qeverisë për lirimin e banesave për pronarët legjitimë.

Përleshjet nisën në momentin kur policia, e thërritur nga përmbarimi gjyqësor, u përpoq të nxjerrë jashtë banorët që pretendojnë se prona ku ata banojnë është pronë shtetërore. Banorët kanë akuzuar familjen që pretendon se është pronare e truallit për falsifikim dokumentash. Ata thonë se janë ende në proces gjyqësor ndaj nuk pranojnë të dalin nga shtëpitë e tyre.

Pronarët reagun menjëherë. Në një deklaratë për mediat, Nadire Qinami tha se është pronare e ligjshme e tokës pasi këtë hapësirë e ka blerë në vitin 2005 me dokumenta të rregullta nga ish-pronari Kurt Xhepa, i cili sot nuk jeton më.

Sipas saj bëhet fjalë për 1885 m/katrorë truall dhe 285 m/katror godina e cerdhes dhe 330 m/katror truall dhe 70 m/katror që janë në pronësi të një familje tjetër, por që zonja Qinami ka firmosur me ta një kontratë për të ndërtuar mbi hapësirën e tyre private.

Biznesmenia e njohur ka akuzuar banorët se nuk janë të pastrehë sic kanë deklaruar, por disponojnë shtëpi, ndaj u ka bërë thirrje forcave të policisë të mbështesin zbatuesin e përmbarimit gjyqësor për lirimin e pronës.

Një banore e godinës së cerdhes ka kërcënuar se do të vetflijohet nëse policia hyn në godinë. Ajo është ngjitur në tarracën e banesës me një bombol gazi pranë dhe një shkrepse. Vetëm rreth orës 16:00 është ndërhyrë me fadroma brenda godinës ku është prishur muri rrethues i saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›