E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Të përfshirë në trafik droge/ Pas aksionit të SPAK, pezullohen nga detyra tre efektivët

TIRANË- Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH ka pezulluar pa pagesë të tre punonjësve të policisë, të cilët sipas SPAK janë të përfshirë në trafik droge Shqipëri-Greqi. Të pezulluarit janë: •Shkëlzen Ruska,  me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë. •Ervis Alisinanaj, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë. •Elvis Dervishi., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i shpallur në kërkim. Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë ndaj këtyre punonjësve. Policia e Shtetit vijon bashkëpunimin me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për evidentimin dhe largimin nga radhët e saj të punonjësve që cenojnë imazhin e Organizatës së Policisë së Shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›