“Të përjashtohet Ilirjana Olldashi”/ SPAK kundër gjyqtares që ndryshoi masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin

SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares së Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi në seancën per heqjen e sekuestros ndaj Jamarabër Malltezit.
Këtij të fundit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në një kompani.
Zyra e shtypit të Apelit të Posaçëm njoftoi se vendimi nëse Malltezit do t’i hiqet apo jo sekuestroja preventive, do të jepet të premten në orën 12:00
Me datë 21 nëntor gjyqtarja Olldashi ndryshoi masën e sigurisë për dhëndrin e ish – kryeministrit, nga arrest në burg, në arrest shtëpie.
Ky vendim u kundërshtohet nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, që thanë se do të bëjnë rekursi në Gjykatën e Lartë.
Malltezi akuzohet për korrupsion e pastrim parash në çështjen e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.