Te permbytur nga balta helmuese - Katastrofe kimike ne Hungari

Tri ore iu desh te priste nje pensionisteje ne tarracen e shtepise se saj qe te mberrinte ndihma. Zjarrefikesi nuk kalonte dot ne masat e baltes qe kane mbuluar lokalitetin Devetcser me rreth 5.000 banore.
Balta e kuqe ma ka djegur trupin deri ne gjoks. Kur mberriten zjarrfikesit ende nuk kisha ndier gje. Por nje dite me vone dhimbjet ishin te tmerrshme tregon ajo.
Lende e rrezikshme kimike
Kater persona humben jeten ne masat e baltes me shume se 100 te lenduar trajtohen ende ne spitalet perreth. Ministri i Brendshem i Hungarise Sandor Pinter paralajmeron
Balta eshte shume e rrezikshme mund te shkaktoje djegie nese bie ne kontakt direkt me lekuren. Ajo mund te verboje nese bie ne kontakt me syte. Behet fjale per nje lende shume te rrezikshme.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rruget e permbytura nga balta e kuqe ne qytetin Devecser 164 km ne jugperendim te Budapestit.
Ndalohet konsumi i produkteve ushqimore nga rajoni i prekur
Problem per mbrojtesit ne rast katastrofash eshte se ende nuk dihet se cfare substancash permban vertet balta. Balta e kuqe eshte nje mbetje qe rezulton gjate perftimit te aluminit me veti acide dhe plot me metale te renda. Nuk perjashtohet qe per te gjitha siperfaqet e prekura te ndalohet perdorimi bujqesor per shume vite me radhe pasi eshte e pamundur te largohen masat e baltes se kuqe nga nje zone rreth 40 kilometra katrore. Por ne nje pike mjeku Pal Kalasi shprehet me nota qetesuese
Kur eshte fjala per radioaktivitet mund te themi se nuk ka rritje te rrezatimit. Te pakten ne kete aspekt nuk ka probleme.
Prokuroria heton
Fabrika e prodhimit te aluminit u mbyll perkohesisht me urdher te qeverise hungareze. Balta e kuqe gjendej ne nje rezervuar te rrethuar nga mure balte. Njeri prej tyre u ca. Prokuroria hungareze po heton per pakujdesi. Ka mundesi qe nerezervuar te gjendej me shume balte e kuqe nga sa eshte e lejuar. Drejtori i fabrikes se aluminit Lajos Tonaji i hedh poshteketo akuza
Ne nuk jemi pergjegjes per kete fatkeqesi. I kemi kryer rregullisht te gjitha kontrollet. Vetem dhjete dite me pare rezervuari i baltes se kuqe u kontrollua dhe u aprovua nga autoritetet. Dhe nuk kishte asnje kritike. Nje ore para carjes se diges nje nga ekspertet tane e kontrolloi rezervuarin dhe nuk konstatoi asnje parregullsi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vazhdojne punimet per pastrimin e rrugeve te ndotura nga balta helmuese.
Shqetesuese e ardhmja ekonomike e zonave te prekura
Per kryeministrin e Hungarise Viktor Orban nje gje eshte e qarte
shte e rendesishme te dihet qe rezervuari eshte kontrolluar vetem pak para avarise. Pra kontrolli i parashikuar me ligj eshte kryer. Kjo nuk ndryshon asgje ne faktin qe ndodhi nje tragjedi. Dhe ne duhet te marrim masa mbrojtese njerezit nuk duhet te hane ushqime nga rajoni i prekur edhe pse ne dukje mund te jene te parrezikshme.
Kryeministrin e shqeteson edhe e ardhmja ekonomike e rajonit
Me e keqja qe mund te ndodhte eshte qe fabrika e aluminit te mos prodhoje me. Atehere ajo nuk do te kete as para per te shlyer zhdemtimin. Tani e kemi pezulluar prodhimin per nje jave dhe ne fundjave do te vendosim nese prodhimi do te rifilloje.
Orban i beri thirrje sipermarrjes te filloje sa me pare me riparimin e rezervuarit te demtuar. Aktualisht ne rajonet e prekura vazhdojne punimet e pastrimit. Fasadat e shtepive nuk jane me te bardha por te kuqe. Ne rruge ndjehet nje ere therese metali e cila mesa duket do ti shoqeroje njerezit atje per nje kohe te gjate.
Hungari mbetet ne gjendje emergjence. Tani ka lindur edhe frika se nga balta helmuese mund te ndotet edhe lumi Danub i dyti per nga gjatesia ne Evrope. Kjo do te ishte nje katastrofe nga pikpamja e menaxhimit te ujrave tha zevendesdrejtori i kompanise se administrimit te ujrave per pjesen perendimore te Hungarise Sandor Toth.
Autor Andreas Meyer-Feist / Eliana Xhani
Redaktoi Elert Ajazaj