Te plota- Deshmite e te dhunuarve te demonstrates

Pamje nga protesta
E enjte 27 janar 2011 NOA- Ne nje konference per shtyp deputetja e Partise Socialiste Olta Xhacka tha se pavaresisht perpjekjeve te Sali Berishes per te blere deshmitare te pucit ka sot me qindra deshmitare te dhunes policore. Dy nga keta Altin Coca 38 vjec dhe Altin Bala 41 vjec folen para mediave per dhunen barbare qe eshte ushtruar mbi ta gjate ndalimit gjate shoqerimit per ne komisariate si edhe gjate kohes qe kane qene ne komisariat. Altin oca nje invalid dhe epileptik deshmoi se eshte dhunuar ne menyre te perseritur nga forcat e rendit e me pas eshte braktisur nga ata ne Spitalin Ushtarak pa ndjenja. Altin Bala eshte dhunuar barbarisht gjate shoqerimit ne komisariat e me vone edhe aty derisa per shkak te plageve ne koke eshte shoqeruar edhe ai ne Spital.
Prononcimi i deputetes Olta Xhacka
Sali Berisha po perpiqet te riktheje kohen spiuneve duke paguar deshmitare per te provuar ate grushtin imagjinar te shtetit qe ka pare ne enderr Saliu.
Por ka sot me qindra deshmitare qe kane gjetur guximin te deshmojne per dhunen kriminale qe eshte ushtruar ndaj tyre gjate arrestimit dhe gjate qendrimit neper rajone policie. Jane rrahur e torturuar barbarisht nga police me uniforme dhe bandite me xhinse e xhupa lekure ne shkelje te plote te cdo ligji.
Kjo eshte nje sjellje e denje per cdo regjim fashist ne bote te cilen ne do ta dokumentojme per ti treguar jo vetem publikut shqiptar por edhe mbare botes sesi sillet regjimi i Sali Berishes me njerezit qe guxojne te protestojne kunder tij.
Prononcimi i Altin oca
Ishim duke ndenjur qetesisht ne demonstrate ne ate kohe filluan te na gjuanin. Me rrahu policia me gjuajti me shkopa dhe me shkelma. I thashe qe jam invalid ata vazhduan te me gjuanin perseri derisa me lane pa ndjenja. Isha gati duke vdekur. Me cuan tek spitali numer 2 dhe me mbajten 3 dite aty.
Prononcimi i Altin Bala
Edhe une isha ne proteste deri ne momentin qe policia erdhi dhe na sulmoi ne menyre barbare na dhunoi na ofendoi na shau. Isha ne mes te bulevardit ne momentin qe erdhen dhe me qelluan me shkopa gome me grushta me shkelma. Brinjet i kam cope mezi marr fryme. Mbasi me rrahen me moren nga aty dhe me cuan deri tek trotuari i kryeministrise me morrin zvarre deri atje. Ne ate moment dikush tha ngrijeni ne kembe. Me ngriten ne kembe me kapen nga te dy duart dhe me cuan tek cepi i kryeministrise. Ne ate vend ku ishin mbledhur te gjithe forcat e policise u ndane ne dy krahe dhe filluan te njejte menyre dhunimi me fjale me grushta me shqelma derisa me cuan ne fugon. Fugoni ishte mbushur me disa njerez gjate kohes vinin prape njerez deri momentin e fundit qe erdhi dhe Fiqir Xibri te cilin e lane pa ndjenja aty ne toke. Dola nga fugoni erdhi dhe nje polic tjeter qe me ndihmoi per ta futur Fiqiriun ne fugon. Me pas na nisen drejt komisariatit. Ne komisariat ishte po e njejta gje po e njejta dhune. Edhe aty na rrahen na fyen. Te gjithe njerezit qe vinin i rrihnin. Nga qelia na cuan ne spital per tu mjekuar pasi ishim te gjakosur. Atje pasi u mjekuam ne kushtet me mizerie qe mund te mjekohet nje njeri donin qe te shkoni prape ne komisariat dhe te jepnim nje deklarim. Gjendja ime vazhdon te jete ende e rende vazhdoj te kem probleme. Jam trup e shpirt i sakatosur.
a.y/NOA