E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te premten hapet tuneli i dyte ne Kalimash

Burime nga Ministria e Transporteve thane se punimet ne galerine veriore kane perfunduar duke perfshire edhe sinjalistiken kamerat e sigurise dhe cdo gje tjeter. Pas hapjes se tunelit te dyte udhetaret nuk do te ndalen me ne te dyja anet e tunelit per shkak te kalimit te automjeteve vetem nga nje korsi.

Me hapjen e tunelit te dyte kompania turko-amerikane Bechtel-Enka mbyll perfundimisht punimet e kesaj rruge pas tre vitesh punime.

Bechtel-Enka do te shperngulet drejt Kosoves per tiu bashkangjitur kantierit te ngritur atje per vijimin e ndertimit te autostrades nga Morini drejt Prishtines dhe me tej.

Tuneli Thirre- Kalimash dhe anasjelltas i hapur ne nje masiv shkembor ka dy hyrje veriore dhe jugore me nga 5.6 kilometra secila.

2010-10-20 1307

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›