E Martë, 3 Nëntor 2026

Të qeshura në “Ferma VIP”, fermerët realizojnë lojën me pite, momente që nuk duhen humbur

Fermerët kanë ditur të na dhurojnë momente gazmore dhe emocione të bukura gjatë qëndrimeve të tyre në “Ferma VIP”.

Edhe ditën e sotme, ata kanë organizuar një lojë së bashku, ku nuk kanë munguar batutat me njëri-tjetrin. Një pjesë e tyre kanë luajtur në oborr lojën me pite. Të qeshurat kanë “pushtuar” fermën.

Fermeri i cili qeshte i pari me gojën e mbushur me ujë do të ishte edhe humbësi. Buçko dhe Rigelsa ishin dy prej fermerëve që nuk e fituan lojën.

“Ferma VIP” mund t’a ndiqni live në platformën Tring, 24 orë në shtatë ditë të javës në dy kanalet “Ferma VIP 1” dhe “Ferma VIP 2”. /vizionplus.tv/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›