E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të rinjtë e PD, protestë para SPAK: Altin Dumani të hetojë akuzat e Arben Ahmetajt për Ramën

 Të rinjtë e Partisë Demokratike protestuan këtë të premte përballë SPAK, duke kërkuar hetimin e deklaratave të ish-numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj.

Sipas tyre, ish-zëvendëskryeministri ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe disa ministrave të tjerë, të cilat duhen verifikuar nga Prokuroria e Posaçme.

Të rinjtë demokratë vendosën edhe pankarta me figurën e Altin Dumanit, duke thënë se ai dhe prokurorët e tjerë duhet të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›