“Të rinjtë meritojnë të dëgjohen”- Revolta studentore kundër Ramës, sopranoja Inva Mula: Asgjë nuk është më e dhimbshme se një brez që humbet shpresën te e ardhmja
Sopranoja e njohur Inva Mula ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me situatën e të rinjve në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të zërit të tyre dhe të ruajtjes së shpresës për të ardhmen.

Në reagimin e saj, Mula shprehet se shqetësimi më i madh është humbja e besimit të brezit të ri te e ardhmja, ndërsa nënvizon se të rinjtë meritojnë mundësi për të ëndërruar dhe për t’u dëgjuar.
“Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmja.
Të rinjtë tanë meritojnë të ëndërrojnë, të besojnë dhe të dëgjohen, sepse në ato zëra rreh zemra dhe e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan Inva Mula.
