Të rinjtë protestues gurë drejt Policisë, thyejnë xhama te Kryesia e Kuvendit

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Pas më shumë se tre orë e gjysmë protestë paqësore kanë nisur edhe tensionet kur të rinj të maskuar kanë hedhur gurë drejt Policisë si dhe kanë thyer xhama te Kryesia e Kuvendit.
Pasi qëndruan para kryeministrisë ku nuk pati incidente të mëdha, protestuesit nisën marshimin në bulevard. Disa prej tyre kanë qëlluar me kapsolla drejt godinës dhe policisë.
Dy protestues të maskuar thyen me hekur ndriçuesit te Kryeministria e pasi qëlluan disa herë me gurë, u larguan.
Policia iu bëri thirrje me megafon të rinjve të ndalojnë dhunën dhe të largohen personat e maskuar. Në kundërt, policia paralajmëroi përdorimin e ujit me presion.
Policia ndërhyri me ujë me presion pasi protestuesit nisën goditjet, sikundër edhe me gaz lotsjellës. Po ashtu, kordoni i policisë ka shtyrë protestuesit larg Kryeministrisë.
Policia ndërhyri edhe ndaj të rinjve të maskuar që goditën barrierat e bizneseve te kullat binjake. Policia po ashtu nisi shoqërimin e të rinjve protestues.
Policia nxori edhe autobotin me ujë për shpërndarjen e protestuesve. Këta të fundit janë larguar nga rruga para Kryeministrisë sikundër edhe turma më e madhe e cila qëndroi më larg nga incidentet.
Policia ndërhyri fizikisht dhe shoqëroi disa protestues duke përdorur edhe spray me piper. Perimetri i sigurisë është vendosur në të dyja anët e bulevardit.
Gurë në protestë, foto: Andrin Hoxha, Florian Abazaj 1 nga 7/vijon/
/k.s/