E Diel, 1 Nëntor 2026

Të rrethuar nga forca Policie, del VIDEO nga arrestimi i Fredi Belerit dhe dy personave të tjerë, anëtari i shtabit përfundon në spital nga zemra

Të rrethuar nga forca Policie, del VIDEO nga arrestimi i Fredi Belerit dhe

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.

Mësohet se së bashku me Belerin janë shoqëruar për në Komisariat edhe dy persona të tjerë. Njëri prej tyre, personi i shtabit të punës së Belerit, ka pasur probleme me zemrën, dhe disa orë më pas është dërguar me urgjencë drejt spitalit për shkak të problemeve të rënda që ka shfaqur.

Arrestimi i Fredi Belerit u bë i mundur pak pas mesnate, rreth orës 00:15 pranë restorantit të tij në Himarë. Në videon e siguruar Beleri shihet duke qëndruar me disa persona të tjerë në momentin ku i afrohen forcat e policisë. Beleri është arrestuar ne urdhër të SPAK nga efektivët e Policisë së Shtetit.

Në komisariatin e Himarës Belerin e kanë pritur sipmatizantë teksa bashkë me ta ka qenë edhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule. Nënjë deklaratë për mediat Dule e quajti arrestimit e Belerit si sulm të pastër politik dhe bëri thirrje për lirimin e tij.

[video width="640" height="368" mp4="https://newsbomb.al/wp-content/uploads/2023/05/Snapinsta.app_video_346426898_114332918324879_7250781165607962992_n.mp4"][/video]

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›