“Të rrëzohet ky regjim komunist” – Studenti nga protesta: Dëmet që janë bërë janë sa 5% e pasurisë së Belinda Ballukut
Një student, që foli nga protesta, ritheksoi edhe njëherë se kërkojnë që të japë dorëheqjen kryeministri Edi Rama dhe të rrëzohet regjimi i tij, që ai e cilësoi si komunist.
Ai shprehu kritika për dëmet që janë shkaktuar nëpër biznese private gjatë protestës 4 ditore, por shtoi se këto dëme nuk janë as 5 përqind e pasurisë së ish zv kryeministres dhe ish ministres, Belinda Balluku.
“Ne protestojmë për të rrëzuar këtë regjim komunist. Kjo është ndjenjë keqardhjeje e madhe për popullin. E vetja gjë që mendoj është me ikur larg vendit. Nuk e mendoj të ardhmen këtu. Rroga, taksat. Një studenti i duhen 1 mijë euro në muaj për të jetuar dhe rrogën e ke 500 mijë lekë, shtëpinë 500 mijë lekë.
Ky shtet do shumë kohë për t’u bërë, edhe nëse rrëzohet ky regjim të paktën 20-30 vite me ardhur në vijë. Me këto politikanë nuk vihet. Kam dalë në mënyrë paqësore. Thyerja e bizneseve është e gabuar për mua, por urdhrat që i vijnë policisë janë shumë…sepse ka 16-vjeçarë.
Dhuna është shumë e madhe. Ata ishin duke ndjenjur kot protestuesit dhe erdhën e kapën në mënyrë bastarde. Vetëm dëmet që janë bërë janë sa 5% e pasurisë së Ballukut.”, tha mes të tjerash ai.