E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të shpallur në kërkim, kapen dy persona në Vlorë

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar këtë të shtunë në Vlorë.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri rezulton i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje dhe tjetri me 2 vite burgim për dhunë në familje.

“Forca e Posaçme Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Gjurmët”.

Si rezultat, u kapën dhe ndaluan shtetasit:

            •          Sh. H., 26 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”;

            •          R. M., 40 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 2 vite burgim nga e njëjta gjykatë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›