E Diel, 1 Nëntor 2026

“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka reaguar për dhunën dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private gjatë protestave të fundit në vend.

Përmes një deklarate, pala zvicerane shpreh shqetësimin për përshkallëzimin e situatës dhe u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv.

Në deklaratë, theksohet rëndësia e së drejtës për tubim paqësor si një element thelbësor i një shoqërie demokratike. Ambasada u bën thirrje autoriteteve shqiptare të garantojnë mbrojtjen e kësaj të drejte dhe të lirisë së medias, ndërsa kërkon që forcat e sigurisë të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike.

U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›