E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të shtëna me armë drejt biznesit në Kukës

Të shtëna me armë janë regjistruar gjatë natës në Kukës. Si pasojë është dëmtuar fasada e një biznesi. Denoncimi u bë nga pronari i biznesit, shtetasi L. O. rreth orës 09:30 të ditës  së sotme.

“Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij”, thuhet në njoftim.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›