Të shtëna me armë drejt një makine në Greqi, vdes 3-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Greqi.
Një djalë 3-vjeçar është qëlluar me plumb në kokë. Pavarësisht se u transportua menjëherë në spital mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë.
Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në rrugën Agis Dimitriou në Greqi.
Persona ende të paindentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një makine tjetër ku ndodhej edhe fëmija me prindërit e tij. Si pasojë plumbat kanë kapur 3-vjeçarin, ndërsa në vendngjarje janë gjetur më shumë se 20 gëzhoja.
Nga provat e grumbulluara deri më tani, rezulton se autorët, dyshohet se janë romë. Ata i kanë zënë pritë familjes së fëmijës dhe kur kanë parë makinën e tyre duke kaluar aty pranë, janë afruar, kanë ngritur armët dhe kanë filluar të qëllojnë pandërprerë, me pasojë plagosjen e fëmijës.