E Martë, 3 Nëntor 2026

Të shtëna me armë në Mamurras, plagoset 25-vjeçari, arrestohet autori

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të premte në Mamurras. Sipas informacioneve bëhet me dije se një 25 vjeçar Jurgen Ndreca ka marrë një plumb në shpatull dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit. Sipas policisë, bëhet me dije se 21-vjeçari Endri Paçuku gjatë një konflikti për motive të dobëta me 25-vjeçarin Ndreca, ka plagosur këtë të fundit me armë.

“Rreth orës 12:00, sapo janë njoftuar për një plagosje me armë zjarri, në hyrje të Mamurrasit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të kapur përgjegjësin/t.

Si rezultat u bë kapja e menjëhershme në flagrancë dhe vënia në pranga e shtetasit E. P., 21 vjeç, banues në Mamurras, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. N., 25 vjeç, banues në Mamurras. Arma e zjarrit u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë“, thuhet në njoftimin e Policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›