E Enjte, 5 Nëntor 2026

Të shtëna me armë në Tiranë, dyshohet për një të plagosur (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Princ Vidi”, në zonën e Kasharit. Paraprakisht dyshohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person, i identifikuar si Ervin Nela.

Si rrethanat ashtu sikurse shkaqet e ngjarjes momentalisht janë të panjohura.

*Ky është një lajm i fundit dhe të dhënat mund të ndryshojnë.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›