E Shtunë, 7 Nëntor 2026

Të shtëna me armë në qendër të Athinës, disa të plagosur në dy sulme ndaj institucioneve publike

Të shtëna me armë në qendër të Athinës, disa të plagosur në dy sulme ndaj institucioneve publike


Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në qendër të Athinë, ku një person i armatosur hapi zjarr në dy institucione publike, duke lënë pas disa persona të plagosur.

Sipas autoriteteve greke, sulmi i parë ndodhi në një zyrë të sigurimeve shoqërore EFKA, në zonën e Kerameikos. I dyshuari, një burrë 89-vjeçar, i armatosur me armë gjahu, u ngjit në katin e katërt të godinës dhe hapi zjarr pasi i kërkoi një punonjësi të ulej. Nga të shtënat mbeti i plagosur në këmbë një tjetër punonjës.

Pas incidentit të parë, autori u largua nga vendngjarja dhe dyshohet se kreu një tjetër sulm në katin përdhes të një gjykate në një zonë tjetër të qendrës së Athinë. Nga ky episod u raportuan disa të plagosur.

Pamjet e transmetuara nga mediat greke treguan ambulanca që transportonin të lënduarit drejt spitaleve, ndërsa policia vijon operacionin për kapjen e autorit, i cili mbetet në arrati.

Sipas raportimeve paraprake, i dyshuari ka hedhur në tokë disa zarfe me dokumente, duke pretenduar se ato lidhen me motivet e sulmit, megjithatë shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Dhuna me armë zjarri në Greqi konsiderohet relativisht e rrallë, për shkak të ligjeve të rrepta për mbajtjen e armëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›