E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të shtëna me armë në qendër të Prishtinës, dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, duke folur për mediat ka dekalruar se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Mon Balaj’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

Sipas Borovcit, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›