E Martë, 3 Nëntor 2026

Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Mynih, policia qëllon për vdekje një person të armatosur

Policia gjermane ka qëlluar për vdekje një person të armatosur pranë Muzeut të dokumentacionit nazist dhe konsullatës izraelite në Mynih.

Policia tha se një burrë ishte parë në zonë duke mbajtur një armë zjarri dhe më pas pati shkëmbim zjarri ku oficerët gjermanë e kishin qëlluar për vdekje.

Pas ngjarjes u bë dhe rrethimi i zonë, ku policia tha se nuk ka të dyshuar të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Policia tha se po punonte për të “sqaruar” situatën.

Qendra e dokumentacionit të Mynihut për historinë e nacional-socializmit u hap nëntë vjet më parë në vendin e ish-selisë së partisë naziste ose “Shtëpia Kaf”.

Pas të shtënave, policia vendosi të rrisë sigurinë në sinagogën kryesore të Mynihut, sipas raporteve lokale.

Incidenti ndodhi 52 vjet pas sulmit të vitit 1972 ndaj atletëve izraelitë nga persona të armatosur nga grupi militant palestinez Shtatori i Zi. Njëmbëdhjetë atletë dhe një oficer policie u vranë në kalvarin e pengjeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›