Të shtëna me armë zjarri drejt një automjeti në Kurbin, nuk ka të lënduar

Të shtëna me armë zjarri drejt një automjeti janë raportuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kurbin.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit.
Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia bën me dije se, falë veprimeve të shpejta hetimore, janë identifikuar autorët e dyshuar: shtetasi P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj., ku njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit.
Ndërkohë, vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M. N.
Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Nga veprimet e shpejta janë identifikuar autorët e dyshuar: shtetasi P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj. (njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit), ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
/rtsh.al/