Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet një 41-vjeçar. Policia vihet në ndjekje të autorit

Një 41-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri paraditen e kësaj të enjte (7 dhjetor). Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, ndërsa viktima është identifikuar si Elton Javori, banues në Fier.
Policia bën me dije se është identifikuar edhe autori i krimit dhe po punojnë për kapjen e tij. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarje apo më shumë detaje, teksa grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
/rtsh.al/