Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet 67-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të hëne (24 shkurt) në Laç.
Autori/ët kanë qëlluar në afërsi të banesës së një 67 vjeçari, i cili ka humbur jetën, bëjnë me dije burime për Vizion Plus.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vilëz, Zhejë.
Njoftimi i Policisë:
Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
/vizionplus.tv