E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb jetën 33-vjeçari (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Memaliaj të Tepelenës. Mësohet se është qëlluar për vdekje Endri Goxhaj, 33 vjeç, nga Memaliaj.

Ai dyshohet se u qëllua gjatë një përplasjeje me një tjetër person, rreth 30 vjeç.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se autori i dyshuar është Donald Nela, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në zonë të banuar, duke shkaktuar panik te qytetarët. Forcat e policisë kanë rrethuar vendin dhe po punojnë për kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Deri tani nuk ka informacion të qartë për motivin e konfliktit, ndërsa hetimet vijojnë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›