E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri në Montreal, vriten një oficer policie dhe autori i krimit

Një oficer policie humbi jetën gjatë një operacioni policor në lagjen Cote-des-Neiges në Montreal të Kanadasë, ndërsa edhe i dyshuari u vra nga të shtënat e forcave të rendit.

Sipas raportimeve të mediave lokale, ngjarja ndodhi gjatë një ndërhyrjeje policore, ku situata u përshkallëzua në shkëmbim zjarri. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditura rrethanat e plota që çuan në incidentin fatal.

Dëshmitarë në vendngjarje raportuan momente paniku, teksa u dëgjuan dhjetëra të shtëna. Një prej tyre deklaroi se pa xhamat e një ndërtese të thyheshin në katin e gjashtë dhe se dëgjoi rreth 30 të shtëna.

“Dëgjova plumba që kalonin shumë pranë meje. Ishte një situatë e frikshme”, tha dëshmitari për mediat lokale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›