E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i plagosur

Të shtëna me armë janë raportuar në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë Agron Boronci ka konfirmuar se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë. I plagosuri është transportuar në spital dhe po merr trajtim mjekësor.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›