E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri në Shkozë/ Një person i plagosur, identifikohet autori (EMRI)

Një 45 vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Hulo Hajderi” në zonën e Shkozës, në Tiranë.

Sipas burimeve paraprake, i plagosuri Dod Legisi është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar, 43-vjeçari Ervis Qose është identifikuar nga Komisariati i Policisë Nr. 1. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 22:00 gjaë një konflikti për motive të dobëta.

Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›