E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri në autostradën Vlorë-Fier, dyshohet për një të vrarë

Një person është gjetur i vdekur brenda makinës së tij në fshatin Panaja në Vlorë.

Fillimisht, dyshohej për një aksident automobilistik, por pas hetimeve të para, autoritetet kanë konstatuar plagë me armë zjarri në trupin e viktimës.

Për momentin, nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e viktimës dhe autorët e mundshëm të krimit. Autoritetet janë duke zhvilluar hetime për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›