E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri në një bar në Shkodër, një person i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për shtetasin Taulant Hoti, i cili dyshohet se është plagosur gjatë një incidenti me armë zjarri në një lokal të zonës.

Sipas informacioneve paraprake, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk ka të dhëna mbi gjendjen shëndetësore të personit të plagosur. Ende nuk dihet motivi i të shtënave dhe as identiteti i personit që mund të ketë përdorur armën. Priten detaje të mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›