E Martë, 3 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri në terminalin e autobusave në Athinë, 35-vjeçari përfundon në spital

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e kësaj të enjte rreth orës 22:00 në një stacion autobusësh në Athinë.

Protothema.gr bën me dije se disa emigrantë kanë debatuar në afërsi të stacionit në Kifisou. Debati ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Në debat e sipër njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur nëj 35-vjeçar, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Gjendja e tij është kritike.

Ndërsa autori është arratisur. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij./vizionplus.tv/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›