Të shtëna me armë zjarri përpara gjykatës në Stamboll, dy viktima dhe pesë të plagosur

Një sulm me armë ka ndodhur pranë një gjykate në Stamboll këtë të martë.
Autorët e ngjarjes janë një burrë dhe një grua të cilët kanë hapur zjarr kanë lënë të plagosur 6 persona mes të cilëve edhe 3 policë.
Menjëherë pasi u dëgjuan të shtënat forcat e sigurisë rrethuan zonën. Besohet se agresorët u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Ministri i Punëve të Brendshme njoftoi se sulmuesit ishin anëtarë të një organizate terroriste./vizionplus.tv./