E Martë, 3 Nëntor 2026

Të shtëna në qendrën tregtare në Bangkok, 14-vjeçari vret 3 persona, plagos 4 të tjerë

Tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në qendër të Bangkokut.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit 14-vjeçar, ndërsa kanë sekuestruar armën e përdorur.

Qendra si dhe stacioni afër metrosë Siam u mbyllën. Qytetarët e pranishëm në qendrën tregtare janë fshehur brenda dyqaneve dhe tualeteve për t’i shpëtuar të shtënave.

Autori pasi ka hapur zjarr, është larguar nga qendra, ku dhe është arrestuar nga policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›