Të shtënat me armë zjarri në Dibër/ I plagosuri dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, Agron Delishi.
Delishi mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit nga Besnik Selxhaferi në Dibër.
Konflikti nisi për motive të dobëta ndërsa autori i dyshuar u arrestua nga Policia menjëherë pas ngjarjes.