E Martë, 3 Nëntor 2026

Të shtënat ndaj Trump, FBI: Ishte tentativë për vrasje

FBI e ka cilësuar të shtënën në mitingun e ish-presidentit Donald Trump në mbrëmjen e së shtunës si një tentativë për vrasje.

“Këtë mbrëmje pati një atentat kundër ish-presidentit Donald Trump”, tha Kevin Rojek, agjenti special i FBI-së.

Po ashtu FBI deklaroi se është “afër” identifikimit të sulmuesit, por shtuan se i dyshuari nuk kishte asnjë dokument identifikimi, gjë që po ngadalëson procesin. Rojek tha se ata po bëjnë konfirmimin biometrik, si dhe po analizojnë ADN-në e autorit. FBI deklaroi se nuk e ka zbuluar ende motivin e sulmit, ndërsa autoritetet thanë se besojnë se nuk ka asnjë kërcënim tjetër.

Autoritetet po hetojnë gjithashtu se si ndodhën të shtënat, duke përfshirë raportet e dëshmitarëve okularë se ata panë personin e armatosur duke u ngjitur në një çati. Një dëshmitar i tha BBC se ai e pa të dyshuarin në çati me një pushkë dhe u përpoq të njoftonte policinë përpara incidentit.

Ish-presidenti  Donald Trump  u plagos gjatë mitingut të tij në Butler, Pensilvani. Autori u qëllua për vdekje nga autoritetet, ndërsa në ngjarjen e rëndë humbi jetën edhe një person i pranishëm në tubim, teksa dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Trump tha në rrjetet sociale se ai u qëllua nga një plumb në “pjesën e sipërme të veshit të djathtë”.  Shërbimi Sekret tha se ish-presidenti është i sigurt pasi u nxor nga skena me gjak në fytyrë. Trump është kthyer në shtëpinë e tij në New Jersey, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Presidenti Joe Biden reagoi mbi ngjarjen, duke dënuar sulmin./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›