E Enjte, 5 Nëntor 2026

Të shtënat në drejtim të ish deputetit socialist, zbulohet autori i dyshuar

Fatbardh Ismaili është 29-vjeçari që qëlloi këtë të mërkurë në drejtim të ish deputetit socialist, Armando Prenga. Ngjarja u regjistruar në Fushë Kuqe, të Kurbinit.

Ky i fundit ka raportuar ngjarjen në polici, ndërsa ka theksuar se po udhëtonte në momentin që 29-vjeçari ka nisur të gjuajë me plumba drejt tij.

Më pas, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me një automjet tip ‘Benz’.

Uniformat blu e kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për lokalizimin e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›