E Enjte, 5 Nëntor 2026

Të shtypur, por jo të nënshtruar! Shqiptarët në Bujanoc protestojnë kundër shtetit serb

Me flamuj shqiptarë dhe amerikane në duar dhe pankarta ku shkruhej “Stop pasivizmit selektiv”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo”, banorë shqiptarë nga Bujanoci ne Luginën e Preshevës kanë protestuar për “identitet dhe dinjitet”, duke e akuzuar Qeverinë serbe për diskriminim ndaj tyre.

Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, Shaip Kamberi, e akuzoi Qeverinë serbe për mohimin e të drejtave të pakicës shqiptare, duke thënë se ajo “nuk dëshiron integrimin e tyre në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”.

Protesta u thirr të shtunën nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në Serbi, me përkatësisht 61.687 banorë.  Kamberi, i cili e fitoi edhe një mandat në Parlamentin e Serbisë në zgjedhjet serbe të 17 dhjetorit, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’i bëjë trysni Serbisë për, siç tha, ndaljen e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Luginë. Kamberi e la të hapur mundësinë për protesta të tjera pas kësaj.

/a.r

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›