E Enjte, 5 Nëntor 2026

Të vegjlit e kampit veror “Ardhmëria” zbulojnë të fshehtat e nëntokës në Kalanë e Rozafës

TIRANË 13 gusht /ATSH/ Të vegjlit e kampit veror “Ardhmëria”, u bënë pjesë e këndit rekreativ “Arkeologu i Vogël”, duke zbuluar të fshehtat e nëntokës në hapësirën e Kalasë së Rozafës.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Shkodër bëri të ditur sot se, gjatë fazës së parë të punëtorisë, ata u njohën me sekretet e profesionit të arkeologut, mjetet e punës të rëndësishme për zbulimin e artefakteve nga nëntoka dhe metodologjinë e dokumentimit të këtyre gjetjeve mbi të cilat u punua në praktikë, si dhe rolin që kanë këto gjetje për trashëgiminë tonë kulturore.

Përmes një sondazhi të improvizuar arkeologjik, ata përjetuan emocionin e “zbulimit” dhe teknikave gjatë gërmimit arkeologjik, dokumentimin, skicimin dhe hartimin e kartelës për objektet e zbuluara.

1 nga 17

/r.e/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›