“Të vijojë dialogu Kosovë-Serbi”/ Begaj takon presidentin bullgar dhe ministrin e Jashtëm turk

Zhvillimet në Kosovë kanë qenë në qendër të takimeve që Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka zhvilluar gjatë qëndrimit në Malin e Zi.
Kreu i shtetit shqiptar ka takuar presidentin e Bullgarisë Radev me të cilin bisedoi për nevojën e mbështetjes së dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Çështja e Kosovës ka dominuar edhe takimin me Ministrin e Jashtëm turk, pasi Turqia merr komandën e KFOR-it në muajin nëntor.
Kryetari i shtetit Begaj dhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan kanë mbështetur vijimin e dialogut mes Serbisë e Kosovës, si një zgjidhje që i shërben të gjithë rajonit.