E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“‘Të vjetrit’ duan të asgjësojnë partitë e reja”, Alibeaj: Nuk kemi financime! Fushatën zgjedhore e bëj me pagën time

Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ prezanton të hënën, e 24 marsit, programin dhe kandidatët në lista për zgjedhjet e 11 majit. Koalicioni përbëhet nga dy parti, “Djathtas 1912”, dhe LZHK e Dashamir Shehit.

Në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj, në Report Tv, kreu i partisë “Djathtas 1912” Enkelejd Alibeaj tha se do të ishte më e mirë që në zgjedhje koalicioni të ishte një ‘arkipelag’ i partive të reja kundër partive të vjetra.

“Duhet të jem i sinqertë. Nuk është variant më i mirë. E udhës do të ishte një koalicion sa më i gjerë për shkak dhe të sistemit zgjedhor dhe rregullat që miratoi Berisha me Ramën më 26 korrik që kishin qëllim të asgjësonin secilin subjektet e reja politike, si dhe të dekurajonin një shumicë shqiptarësh që nuk preferonin as njërin as tjetrin. Synimi ishte të firmësohej një arqipelag i partive të reja, përpjekjet tona u bënë por ja ku jemi këtu.

Ku i gjen financimet “Djathtas 1912″?

Enkelejd Alibeaj: Financime nuk kemi, Zero!
Report Tv: Si ia bëni?
Enkelejd Alibeaj: Paga ime!

E konsideron pozitive për arenën politikë futjen e partive të reja të cilat duket se po mbështeten dhe nga shqiptarët.

“Profilet dhe koalicionet e reja pak e nga pak po futen në arenën politike. Një nga synimet është çarja e sistemit politik bipolar po përgjigjen dhe shqiptarët”

Po a po bëjnë partitë e reja lojën e partive të tjera, a ka ‘flirte” mes tyre?

Alibeaj denoncon bashkëpunimin e Lulzim Bashës me Taulant Ballën, ndërsa sa i takon partive të tjera të vogla është i besimit se janë të vjetrit që synojnë të përhapin thashetheme me qëllim që të mos përçahet binomi PS – PD

“Partia e Taulant Ballës e ka bërë koalicionin ‘euroatlantik’. Duket qartazi që pjesa e vjetër politike është e shqetësuar. Nuk dua ta mendoj dhe nuk kam asnjë provë që subjektet e reja të jenë të tuteluara as nga PD e as nga PS. Legjendet urbane janë dhe do të jenë. E udhës të injektojmë dhe të bazohemi jo tek thashethemnaja. Nisma ‘Thurje’, lëvizja ‘Bashkë” kanë qëndrim pro SPAK, që nuk e kanë partitë e vjetra. Është e udhës të gjykohen për fjalët që thonë. Thashethemnaja hapet nga të vjetrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›