E Diel, 1 Nëntor 2026

“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

Kryeministri Edi Rama është përfshirë pasditen e sotme në një përplasje me një emigrant shqiptar në Napoli, pas zbritjes nga avioni i linjës Tiranë-Napoli.

Sipas denoncimit të bërë për ngjarjen, emigranti i është drejtuar Ramës duke i kërkuar që të mos kthehej më në Shqipëri, me argumentin se i kishte shkaktuar mjaft dëme vendit.

Në vijim të përplasjes, Rama dyshohet se e ka kapur emigrantin me thonj dhe e ka kërcënuar me fjalët: “Të zhduk”.

Sipas të njëjtit denoncim, pas incidentit Rama i është drejtuar policisë italiane dhe ka kërkuar shoqërimin e emigrantit, duke pretenduar se ai e kishte fotografuar pa leje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›