E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri i Shekspirit do të shfaqë veprën Hamleti për çdo komb në tokë

hamletiTiranë- Teatri Globe i Shekspirit do të nisë rrugëtimin e veprës ‘Hamleti’ për çdo komb mbi tokë, duke përfshirë edhe disa të cilat kurrë nuk kanë parë më parë një prodhim profesional të tragjedisë së Shekspirit.

Turneu ambicioz do të shënojë dy përvjetorë -23 prill 2016 që është 400-vjetori i vdekjes së Bard-it. Ngjarja gjithashtu do të lidhet me 450-vjetorin e lindjes së dramaturgut, në prillin e ardhshëm.

Drejtori artistik i Globe, Dominic Dromgoole e quajti ngjarjen “një emocion”.

Shpresa është që të njëjtët aktorë do të luajnë në mbarë botën, duke qëndruar për rreth dy muaj jashtë. Prodhimi i Globe, ‘Hamleti’ është parë tashmë në Gjermani dhe SHBA, në mesin e vendeve të tjera, që nga viti 2011.

Globe u hap në vitin 1997, teatri merr asnjë subvencion publik dhe financiarisht projekti i ri është ambicioz.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›