E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teherani dorëzon përgjigjen për marrëveshjen mbi programin bërthamor

Media shtetërore iraniane thotë se Teherani e ka dhënë përgjigjen për marrëveshjen për karburantin bërthamor të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.

Televizioni shtetëror Al-Aram tha se një i dërguar ia dorëzoi përgjigjen sot Agjencisë Ndërkombëtare të OKB-së me qendër në Vienë.  

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad tha se vendi i tij është "i gatshëm të bashkëpunojë" me fuqitë perëndimore, por detajet për përgjigjen nuk kanë dalë ende.

Zoti Ahmadinexhad tha sot në një fjalim në televizion në qytetin verilindor të Mashhadit se vendet perëndimore kanë ndryshuar qëndrim nga "përplasja tek bashkëpunimi". Por ai shtoi se Irani nuk do të heqë dorë nga programi përthamor.

Sipas një propozimi të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike , Irani do ta dërgonte uraniumin në vende të tjera për pasurim të nivelit të ulët për ta përdorur në një reaktor kërkimor. Plani ka si synim që të parandalojë Iranin nga pasurimi i uraniumit në një gradë të tillë që të mund të përdorej për armë bërthamore.//kk//

        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›