Tejet e vetmuar nga ndarja

Këngëtarja seksi, Nicole Scherzinger natën e mbrëmshme ka zbuluar së ndarja me yllin e F1, Lewis Hamilton e ka bërë të ndihet shumë e vetmuar.
Teksa po qëndron në Londër ku është e angazhuar si anëtare jurie ne spektaklin ‘X Factor’ ajo ka zbuluar detaje mbi lidhjen e saj të dështuar. Për më shumë, këngëtarja ka zbuluar se ajo ka mbetur edhe pa shoqëri në Londër dhe ka reduktuar daljet me stafin e saj.
Nuk e kam askënd këtu, nuk e kam familjen dhe asnjë nga shoqëria. Jam shumë e vetmuar por po punojë gjatë tërë kohës”, i ka thënë këngëtarja të përditshmes ‘The Sun’.
Këngëtarja ka përmendur largësinë si shkas i mosfunksionimit të lidhjes së saj:
“Nuk do të ja preferoja askujt një lidhje në largësi”, ka thënë kë këngëtarja nga Hawaii./Indeksonline/