Teknologjia në bujqësi-Panairi “Klik Ekspo Group”, Jaupllari: Sistem i ri i kontrollit ushqimor

Shqipëria po hyn në një fazë të re transformimi të sektorit bujqësor, ku digjitalizimi dhe teknologjia do të jenë në vëmendjen e qeverisë me rritjen e konkurrueshmërisë dhe sigurisë ushqimore.
Në panelin e mbajtur gjatë panairit “Klik Ekspo Group” mbi sigurinë ushqimore, zëvendës ministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari deklaroi se vendi ndodhet në një transformim total në sektorin bujqësor, duke synuar përdorimin e teknologjisë si mjet për të qenë konkurrues në tregun europian.
Drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit, Ledi Imeraj, theksoi rëndësinë e nxitjes së inovacionit në Shqipëri dhe në administratën publike, si kusht për integrimin në Bashkimin Europian.
Përfaqësuesja e AKU-së, Yllka Allaraj, prezantoi sistemin e ri të alarmit për kontrollin e produkteve ushqimore në të gjithë vendin.
Kapitulli 12 mbi sigurinë ushqimore u vlerësua si hap i domosdoshëm për rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike dhe përshpejtimin e rrugës drejt integrimit europian.
/rtsh.al/