E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teksas - Jo akuza për vdekjen e një fëmije rus

Prokurorët në Teksas nuk do të ngrenë akuza kundër prindërve të një djali tre-vjeçar rus të birësuar,  i cili vdiq në janar.
 
Prokurori i Qarkut Ector, Bobby Bland përmendi mungesën e provave dhe tha se vdekja e fëmijës Max Shatto shihet se aksidenti duke luajtur.
 
Por Shërbimi shtetëror për mbrojtjen e fëmijëve në Teksas po vazhdon hetimin e vet nën akuzat për neglizhencë nga prindërit e fëmijës së birësuar
 
Rusia e ka cilësuar këtë vdekje si një rast tjetër të një fëmije rus që vdes në duart e prindërve amerikanë.
 
Rusia ka ndaluar familjet amerikane nga birësimi i jetimëve në hakmarrje për sanksionet amerikane ndaj zyrtarëve rusë të dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›