E Diel, 1 Nëntor 2026

Tel Aviv, Hamas hakmerret, 20 të plagosur nga shpërthimi në një autobus

Gazeta Shqip

Një shpërthim i fuqishëm në brendësi të një autobusi me pasagjerë në qendër të Tel Avivit ka shkaktuar rreth 20 të plagosur, 3 nga të cilët në gjendje të rëndë. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, një person e hodhi eksplozivin të futur në një çantë, mes pasagjerëve që gjendeshin në autobus dhe më pas u largua. Sipas BBC, Hamas ka marrë përsipër sulmin, i cili madje është lajmëruar përmes altoparlantëve në Gaza, si hakmarrje ndaj sulmeve izraelite.

Policia izraelite ka deklaruar se bëhet fjalë për një sulm terrorist. Edhe zëdhënësi i Kryeministrit Benjamin Netanyahu e ka cilësuar ngjarjen si akt terrorist. Sipas të përditshmes “Haaretz” kanë nisur kërkimet për gjetjen e autorit, i cili siç edh duket, nuk ka qenë një kamikaz, pasi është larguar me të hedhur lëndën eksplozive në autobus.

21 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Tel Aviv, Hamas hakmerret, 20 të plagosur nga shpërthimi në një autobus burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›